Versioni sedan i Passat hyn në histori



Wolfsburg, 10 janar 2022 (MIA) - Volkswagen zyrtarisht ka ndërprerë prodhimin e sedanit Passat. Kompania gjermane vendosi të mos e prodhojë më këtë automjet me katër dyer në Evropë dhe ndër arsyet e këtij vendimi është shitja më e mirë e versionit karvan dhe prodhimi i "Arteon" me pozicion të ngjashëm.

Informacioni për “pensionimin” e “Passat” në Europë ka qarkulluar që në vitin 2020 dhe fundi i tij pritej në vitin 2023, por “Volkswagen” vendosi ta bënte më herët. Edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “seria e kufizuar” ekzistuese e Passat shënon fundin e prodhimit të këtij sedani për tregun amerikan.

E gjithë kjo është rezultat i shpalljes së modelit "Volkswagen Aero B" - një sedan tërësisht elektrik në zhvillim. Edhe pse koncepti u prezantua si një karvan, sipas ekspertëve, makina elektrike pritet edhe në formën e një limuzine.

Emri “Aero B” me siguri do të ndryshojë, sepse “Volkswagen” mund të vazhdojë trendin me makinat elektrike. Automjeti i ri do të prezantohet në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm.

Извор:  0
Објавена на 10.01.2022 16:29:13