Presidenti slloven Borut Pahor sot në Kosovë

Prishtinë, 29 nëntor 2021 (MIA) – Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë sot në Kosovë, ku do të takohet me presidenten e shtetit Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Pahor do t’i vizitojë edhe ushtarët sllovenë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, ndërsa do të takohet edhe me komandantin e këtij misioni, Ferenc Kajari.

Në Prishtinë presidenti slloven do të udhëtojë nga Beogradi, ku dje pati takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, pas çka porositi se “zgjerimi i BE-së do të ishte me rëndësi vendimtare për paqen dhe sigurinë, si dhe për mirëqenien e njerëzve në rajon”.

Pahor në Beograd theksoi se deklaratat për ndryshimin e kufijve të Ballkanit Perëndimor i rrezikojnë paqen dhe sigurinë në rajon, se kjo vlen për të gjithë të cilët kohën e fundit shfrytëzojnë deklarata të tilla dhe se përgjigja e vetme për rritjen e nacionalizmit dhe idesë për ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor është zgjerimi i BE-së. fb/

Извор:  0
Објавена на 29.11.2021 11:53:38