Kontrolli kolonoskopik e ka shpëtuar Bajdenin nga kanceri

Uashington, 25 nëntor 2021 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden mund të sëmurej nga kanceri nëse nuk do t’i ishte nënshtruar koloniskopisë së rregullt.

Mjekët identifikun një polip, të mënjanuar nga zorra e trashë e Bajdenit gjatë kolonoskopisë, si adenoma tubulare, në formë beninje, por potencialisht prekanceroze, tha mjeku kryesor në Shtëpinë e Bardhë, Kevin O’Konor.

Javën e kaluar Bajden ishte nënshtruar në një kontroll mjekësor, pas së cilës mjekët erdhën në përfundim se gjendja e tij shëndetësore i mundëson pa kufizime t’i kryejë obligimet e tij si shef i shtetit dhe komandant suprem.

Bajden të shtunën i mbushi 79 vjet. Kolonoskopi e sërishme rekomandohet pas shtatë deri në dhjetë vjet. Gjatë procedurës, presidenti ishte nën anestezi dhe autorizimet e tij i delegoi Kamala Haris për një orë e gjysmë. sa/

Извор:  0
Објавена на 25.11.2021 09:56:30