Parregullsi teknike e autobusit ose gabim i shoferit, shkaqet e mundshme të aksidentit

Sofje, 23 nëntor 2021 (MIA) – Gabim i shoferit ose parregullsi e papritur teknike e autobusit janë shkaqet e mundshme të aksidentit në të cilin humbën jetën së paku 46 persona, ndërsa shtatë janë lënduar, tha drejtori i Shërbimit hetimor kombëtar bullgar, Borisllav Sarafov.

Ai bëri të ditur se në autobusin e djegur ndodheshin 52 pasagjerë, 12 prej të cilëve fëmijë. Nga të dhënat e para mësohet se nuk ka shtetas bullgarë.

Mes të vdekurve është edhe shoferi i autobusit.

Ministri bullgar i Punëve të Brendshme, Bojko Rashkov, i cili së bashku me kryeministrin Stefan Janev janë në vendin e aksidentit, tha se shkaku do të sqarohet në detaje gjatë hetimit.

“Fotografia është e tmerrshme dhe jo të gjithë mund ta durojnë atë. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë. Është e vështirë të përcaktohet se sa njerëz ka dhe kush janë ata, tha Rashkov.

Ai theksoi se përveç autobusit të djegur kanë qenë edhe tre të tjerë. Autobusi i aksidentuar ka lëvizur i fundit.

Nga autobusi është shkatërruar rrethoja mbrojtëse në autostradë dhe ka shumë mundësi që zjarri të ketë ndodhur në kontakt të autobusit me rrethojën mbrojtëse, tha Rashkov. ls/

Foto: BGNES

Извор:  0
Објавена на 23.11.2021 09:20:40