Osmani mbërriti në “Pirogov”: Mes viktimave edhe çifte të reja të cilët e kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA) – Ministri i Punëve të jashtme i Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, mbërriti në spitalin “Pirogov” në Sofje për t’i parë të mbijetuarit në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari.

Ai deklaroi se agjencia turistike është nga Shkupi, ndërsa sipas informacioneve të pakonfirmuara mes viktimave në aksident ka edhe më shumë se 10 fëmijë. Viktimat, siç tha Osmani, janë edhe çifte të reja të cilët e kanë shfrytëzuar fundjavën e zgjatur duke pasur parasysh se dje ishte festë “Dita e Alfabetit”.

Ai konsideron se shumica e qytetarëve janë nga Shkupi.

Në “Pirogov” ishte edhe kryeministri Stefan Janevi. Pritet të mbërrijë edhe kryeministri i Republikës së Maqedonisë Zoran Zaevi. ar/

Извор:  0
Објавена на 23.11.2021 09:17:37