Fajzer: Vaksina jonë jep përgjigje imune te fëmijët e moshës prej 12 deri në 15 vjeç

Uashington, 23 nëntor 2021 (MIA) – Kompania farmaceutike amerikane Fajzer sot publikoi se vaksina e saj kundër Kovid-19, ka dhënë përgjigje të fuqishme imune kundër sëmundjes gjatë hulumtimit te fëmijët e moshës prej 12 deri në 15 vjeç.

Mediat britanike duke e transmetuar qëndrimin e kompanisë citojnë se dy doza nga vaksina e Fajzer janë 100 për qind efikase kundër Kovid-19, në bazë të matjeve të bëra katër muaj pas marrjes të dozës së dytë.

Fajzer planifikon, pas analizës së të dhënave afatgjate, të aplikojë për miratim të tërësishëm të vaksinës për këtë grupmoshë në SHBA dhe përreth botës.

Fajzer dhe BionTek do të kërkojnë leje për dozën prej 30 mikrogramë, për fëmijët e moshës 12 vjeç e më të mëdhenj.

Deri tani, vaksina ishte miratuar nga Agjencia amerikane për ushqim dhe barna (FDA), por vetëm për përdorim urgjent të moshës prej 12 deri në 15 vjeç, ndërsa leje e plotë ishte dhënë për personat nga mosha 16 vjeçare e më të rritur. sa/

Извор:  0
Објавена на 23.11.2021 09:15:41