Deklarata para spitalit Pirogov në Sofje

Shkup, 23 nëntor 2021 (MIA)

MIA drejtpërdrejtë me deklaratat e kryeministrit Zoran Zaevit dhe ministrave të Shëndetësisë dhe Punëve të Jashtme Venko Filipçes dhe Bujar Osmanit nga spitali “Pirogov” në Sofje ku janë hospitalizuar të mbijetuarit e aksidentit të autobusit që ndodhi mbrëmë në autostradën “Struma” në Bullgari.

Në aksident humbën jetën 45 persona, mes të cilëve numri më i madh janë fëmijë dhe persona të rinj. Aksidentin e kanë mbijetuar shtatë udhëtarë të autobusit të cilët janë hospitalizuar në Pirogov. Autobusi është i agjencisë turistike “Besa trans” nga Saraji dhe ka transportuar udhëtarë të cikët ktheheshin nga Stambolli.

Autobusi në të cilin kanë udhëtuar 52 persona ka hyrë nga Turqi në Bullgari pas orës 21. Aksidenti ka ndodhur rreth orës tre në autostradën Struma në drejtim Sofje-Bllagorvgrad. Autobusi është përplasur në gardhin mbrojtës dhe është përfshirë në flakë. Në vijim është hetimi, ndërsa si arsye të mundshme theksohen parregullsi teknike e automjetit apo gabim njerëzor i shoferit. ar/

Извор:  0
Објавена на 23.11.2021 09:14:49