Futbollistët e Maqedonisë së veriut sonte në ndeshje kundër Gjermanisë
Shkup, 11 tetor 2021 (MIA) – Reprezentacioni i Maqedonisë në futboll sonte prej orës 20:45 është nikoqire e Gjermanisë në ndeshjen e xhiros së tetë të grupit J në kualifikimet për Kampionatin botëror 2022.
Të përzgjedhur e seleksionuesit Bllagoja Milevski paralajmërojnë betejë të fortë në tentimin për befasi të re kundër kundërshtarit të fuqishëm i cili njëherë ishte mposhtur në këtë cikël.
Kapiteni Stefan Ristovski në konferencën për shtyp në vigjilje të ndeshjes kërkoi lojë të disiplinuar.
Ndeshja do të luhet në Arenën kombëtare “Todor Proeski në Shkup.
Në dy ndeshjet e radhës të kësaj xhiroje luajnë: Rumania – Armenia dhe Islanda – Lihtenshtajni.
Извор: 0
Објавена на 12.10.2021 08:13:21