Mesi u ngjit në pozitën e pestë në historinë për nga numri i golave në kualifikimet për Kampionatin Botëror

Buenos Aires, 11 tetor 2021 (MIA) – Futbollisti argjentinas, Lionel Mesi e dha golin vendimtar mbrëmë në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Botëror 2022 kundër Uruguajit (3:0). Ky është goli i 27 për kapitenin argjentinas në kualifikimet për Kampionat Botëror.

Tani Mesi ndodhet në pozitën e 5-të në histori, duke u barazuar me Robert Levandovskin (Poloni) dhe Mazujoshi Miruan (Japoni).

Rekordin e mban Karlos Ruiz nga Guatemala me 39 gola. Në top 4 janë edhe Ali Daii (Iran, 35 gola), Kristijano Ronaldo (Portugali, 33) dhe Karim Bageri (Iran, 28).

Извор:  0
Објавена на 12.10.2021 08:12:03