Pogba do të bëhet një nga lojtarët më të paguar në historinë e Premier ligës

Londër, 7 tetor 2021 (MIA) – Futbollisti Pol Pogba ka vendosur ta vazhdojë kontratën e tij me Mançester Junajted. Sipas “L’Ekip”, francezi 28-vjeçar i ka informuar agjentët e tij për këtë.

Vihet re se Pogba do të marrë një nga pagat më të larta në historinë e Premier ligës angleze.

Francezi ka luajtur nëntë ndeshje për Mançester Junajted këtë sezonë dhe ka krijuar shtatë asistime.

Dy vitet e fundit, Pogba ka qenë vazhdimisht në derën e “daljes” nga Mançester Junajted dhe nuk i ka shfaqur lojërat e pritshme, por këtë sezon ai është një nga më të mirët në ekip. mb/

Извор:  0
Објавена на 07.10.2021 11:39:03