Opozita austriake kërkon dorëheqje nga Kurc

Vjenë, 7 tetor 2021 (MIA) – Opozita në Austri kërkon dorëheqje nga kancelari Sebastian Kurc dhe dorëzoi kërkesë për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme në Kuvend.

Kërkesa është dorëzuar nga Partia Socialdemokrate (SPO), Partia për Liri (FPO) dhe NEOS prej se Prokuroria austriake dje filloi hetimin kundër kancelarit dhe bashkëpunëtorëve të tij nën dyshimin se me paratë e tatimpaguesve kanë paguar mediat të publikojnë lajme pozitive për Kurcin dhe partin e tij të Partisë Popullore të Austrisë ( OVP).

“Akuzat kundër kancelarit dhe bashkëpunëtorëve të tij , si dhe kundër OVP janë të rënda dhe e të vetme në histori të vendit”, thuhet në kërkesën e opozitës me çka kërkohet që kancelari të jep përgjigje për akuzat në Kuvend.

Shefi i grupit parlamentar i FPO-s Herbert Kikl paralajmëroi se do të dorëzoj kërkesë për të votuar mocionin e besimit të Qeverisë së Kurc.

Partia në pushtet OVP dhe mediat e dyshuara kanë mohuar akuzat.

Prokurorët dje kryen bastisje në selinë e OVP-së, në Qeveri dhe në Ministrinë e Financave. bs/

Извор:  0
Објавена на 07.10.2021 11:36:32