Sedllovski: Fitore e rëndësishme, i merituam tre pikët

Shkup, 27 shtator 2021 (MI)A – Trajneri i Shkupit, Goce Sedllovski është i lumtur për shkak të triumfit (3:1) ndaj Akademisë Pandev dje në derbin në Strumicë.

“Më duhet t’i uroj lojtarët për fitoren e cila është mjaft e rëndësishme. Mendoj se merituam tre pikët. Pas golit që e morën, bëra disa zëvendësime për energji më të madhe në terren dhe filluam të sulmojmë tërë kohën. Nuk dua të flas për penalltitë e shqiptuara, por mund të them se krijuam shumë mundësi dhe luajtëm një ndeshje shumë të mirë. Tani duhet të fokusohemi në ndeshjen tjetër kundër Rabotniçkit, sepse ajo është gjithashtu një ndeshje e rëndësishme dhe u bëj thirrje tifozëve tanë të krijojnë atmosferë të mirë në tribuna”, deklaroi Sedllovski.

Pas tetë xhirove në Ligën e parë të futbollit në Maqedoni të Veriut, Shkupi është me 17 pika.

Ndeshja e ardhshme e çairasve do të jetë më 2 tetor kundër Rabotniçkit. ab

Извор:  0
Објавена на 27.09.2021 12:10:26