Shkupjanët pinë ujë të sigurt dhe cilësor

Shkup, 27 shtator 2021 (MIA) – Hulumtimet e ujit për pije treguan se banorët e Shkupit pinë ujë të sigurt dhe cilësor, informojnë nga NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup.

Nga ndërmarrja e publikojnë raporton javor për cilësinë dhe sigurinë e ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontroll sanitar, e cila është laboratoria e parë në shtet që e akrediton punën e saj sipas standardit ИСО17025:2018.

Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 20 deri më 24 shtator, siç potencohet, mori 206 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 206 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit për ujit nga 50 stacione matëse në Qytetin e Shkupit.

“Sipas rezultateve të hulumtimit, të gjitha mostrat përgjigjen me Rregulloren për kërkesa të sigurisë dhe cilësisë së ujit për pije (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 183/18), kumtuan nga NP Ujësjellës dhe kanalizim – Shkup. sa/

Извор:  0
Објавена на 27.09.2021 12:08:52