Radevi i bëri thirrje Borisovit të kandidohet për president të Bullgarisë

Sofje, 27 shtator 2021 (MIA) – Presidenti bullgar Rumen Radevi i bëri thirrje liderit të GERB-it, Bojko Borisovit, të kandidohet për shef të shtetit, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Sofja.

Radevi konsideron se “është koha që Borisovi të mos e përdorë partinë e tij si mburojë dhe ta mbrojë nderin e saj me kandidimin për president”.

Apelin deri te ish-kryeministri bullgar Borisovi e dërgoi gjatë hapjes së vitit të ri akademik në Universitetin për Miniera dhe Gjeologji.

Prej sot, komisionet iniciative, të cilat do të nominojnë kandidatë të pavarur për president dhe nënpresident në zgjedhjet më 14 nëntor, mund të aplikojnë që të regjistrohen në Komisionin Qendror Zgjedhor të Bullgarisë. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve është 4 nëntori.

Sipas Kushtetutës së Bullgarisë, të drejtë për t’u zgjedhur president dhe nënpresident ka çdo shtetas bullgar i cili nuk ka shtetësi tjetër, në ditën e zgjedhjeve – 14 nëntor, të ketë 40 vjet, të mos jetë vendosur nën kujdestari, nuk ka ndalesë, nuk vuan dënim me burg dhe jeton në vend në pesë vitet e fundit.

Çdo president dhe nënpresident i Bullgarisë mund të ketë dy mandate të njëpasnjëshme. ar/

Извор:  0
Објавена на 27.09.2021 12:08:01