Studim: Kombinimi i vaksinave Astra Zeneka dhe Sputnik laj me efikasitet të lartë

Moskë, 27 shtator 2021 (MIA) – Një studim i vogël klinik për përdorim të kombinuar të vaksinës së Astra Zeneksë dhe një doze Sputnik Lajt kundër Kovid-19 dëshmoi rritje të fuqishme të antitrupave tek shumë persona të testuar, publikoi sot Fondi rus për investime të drejtpërdrejta (FRID).

Të dhënat janë grumbulluar nga 20 persona të cilët kanë marrë pjesë në një studim prej 100 personash në Azerbajxhan, i cili ka filluar në shkurt të këtij viti.

Pjesëmarrësit në hulumtim fillimisht e kanë marrë vaksinën e Astra Zenekës ndërsa 29 ditë më vonë një dozë të Sputnik lajt, kumtoi FRID.

“Sipas rezultateve të analizës së përkohshme, rritja e katërfishtë e antitrupthave nautralizues të proteinës SARS-KoV u zbulua tek 85 për qind e vullnetarëve në ditën e 57-të të studimit”, thuhet në kumtesë.

Извор:  0
Објавена на 27.09.2021 12:07:20