Franca demanton se vendin në Këshillin e Sigurisë të OKB-së do t’ia lë BE-së
Paris, 22 shator 2021 (MIA) – Franca dhe zyrtarisht sot i demantoj informacionet sipas të cilave është e gatshme që pozitën e saj në Këshillin e Sigurisë së OKB-së t’ia lëshoj Bashkimit Evropian.
“Zyrtarisht e mohojmë këtë. Ky është vendi jonë dhe ashtu do të mbesë”, kumtoi Pallati i Elizesë, duke reaguar ndaj lajmit të publikuar në ballinën e gazetës ditore britanike “Telegraf”, sipas të cilës presidenti francezë Emanuel Makron “mund të ofroj vendin e tij në OKB në qoftë se BE-ja i mbështet planet e tij për formimin e Armatës evropiane”.
“Nuk koordinohemi me BE-në nëse nuk është e nevojshme, me suvernitet të plotë”, thuhet në reagimin e Pallatit të Elizesë.
Franca është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurisë të OKB-së së bashku me Kinën, SHBA-në, Rusinë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Telegraf” e publikoi shkrimin në prag të krizës diplomatike në mes Parisit dhe Uashingtonit, Melburnit, Londrës, për shkak të vendimit të këtyre tre vendeve të vendosin partneritet strategjik në rajonin indo-paqësor, me çka Australia e prishi marrëveshjen për nëndetëset e porositura nga Franca, dhe të cilat tani do t’i ndërtoj SHBA-ja. bs/
Извор: 0
Објавена на 22.09.2021 12:35:14