Trampi e padit mbesën dhe Nju Jork tajms për një artikull për tatime të dyshimta
Nju Jork, 22 shtator 2021 (MIA) – Ish -presidenti amerikan Donald Tramp e padit mbesën e tij dhe Nju Jork tajms për një artikull të vitit 2018, në të cilin pretendohet se është përfshirë në “skema të dyshimta tatimore”, publikoi Bi-Bi-Si.
Në padinë e ngritur në Nju Jork, Mari Tramp dhe gazetarët u akuzuan për “përfshirje në një komplot” për të marrë dokumente konfidenciale.
Theksohet se Meri Tramp (56) vjeç, e ka shkelur marrëveshjen që e ndalon atë të zbulojë dokumente.
Ajo u zbulua si burim i tregimit në kujtimet e botuara në vitin 2020, “Shumë dhe kurrë mjaftueshëm: Si e krijoi familja ime njeriun më të rrezikshëm në botë.”
Tramp me këmbëngulje i hedh posht akuzat e bëra në atë libër dhe është përpjekur pa sukses të parandalojë botimin e tij.
Meri Tramp, vajza e vëllait të madh të Donald Tramp, Fred Tramp, i cili vdiq në 1981 në moshën 42 vjeç, nuk e ka komentuar ende padinë. ls/
Извор: 0
Објавена на 22.09.2021 12:32:50