Tableta Xiaomi Pad 5 do të shitet në Evropë

Xiaomi ka prezantuar serinë 11T të smartfonëve, por gjithashtu ka konfirmuar ardhjen e kompjuterit tablet Xiaomi Pad 5 në tregun evropian.

Pad 5 do të jetë i disponueshëm në dy versione, njëri do të ketë 6 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, dhe tjetri 6 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.Këto pajisje do të shiten në Evropë me një çmim respektivisht 349 dhe 399 euro, dhe blerësit e parë do të marrin një zbritje dhe çmimi do të jetë 299 euro.

Për sa i përket specifikimeve kryesore, tableti ka një ekran IPS LCD 11-inç me një rezolucion prej 2,560 x 1,600 piksele dhe mbështet HDR10, ndërsa shkalla e rifreskimit të ekranit është 120Hz. Pajisja mundësohet nga procesori Snapdragon 860 i Qualcomm dhe fuqizohet nga një bateri 8.720 mAh që mbështet karikimin 33W.

Pad 5 do të shitet në Evropë me një karikues 22.5W, kështu që ju duhet të blini një ngarkues shtesë 33W për të karikuar me një shpejtësi më të lartë.

Pajisja ka katër altoparlantë dhe mbështet Smart Pen të Xiaomi, i cili është i fiksuar anash me një magnet. /Telegrafi/

Извор:  0
Објавена на 17.09.2021 10:52:51