Katër ndeshjet e ardhshme të Barcelonës mund të jenë kyçe për Kumanin si trajner

Barcelonë, 16 shtator 2021 (MIA) – Trajneri i Barcelonës, Ronald Kuman mund të shkarkohet nëse ekipi nuk arrin rezultate pozitive në katër ndeshjet e ardhshme, informon “Deportes Cuatro”.

Në shtator, katalunasit do të takohen me Granadën, Kadizin dhe Levanten në kampionatin spanjoll si dhe me Benfikën në Ligën e kampionëve.

Siç theksohet nga portali spanjoll, presidenti i Barcelonës Zhoan Laporta ka qenë shumë i shqetësuar nga disfata e ekipit në ndeshjen e parë të Ligës së kampionëve kundër Bajernit (0:3).

Por, para kësaj madje u tha se Barcelona nuk planifikon të largojë Kumanin pas humbjes nga ekipi gjerman. fab/

Извор:  0
Објавена на 17.09.2021 10:39:21