Pelegrini do të nënshkruajë marrëveshje me Romën

Romë, 17 shtator 2021 (MIA) – Trajneri i Romës, Zhoze Murinjo pas xhiros së fazës së grupeve në Ligën e Konferencave kundër CSKA Sofia publikoi se lojtari nga rreshti i mesëm Lorenco Pelegrini do të nënshkruajë marrëveshje të re.

Marrëveshja momentale e kapitenit 25 vjeçar i ekipit me klubin është me rëndësi deri në fund zë sezonit rrjedhës.

Futbollisti luan për Romën nga viti 2017. Në të njëjtën kohë, ai është “fëmijë” i klubit, i cili u largua në vitin 2015 që të transferohet në Sasuolo.

Më 9 shtator u publikua se Pelegrini do të nënshkruajë marrëveshje të re me Romën me pagë prej tre milionë euro në vit. Në të njëjtën kohë, klauzola për blerje të futbollistit për 30 milionë euro do të hiqet nga marrëveshja. ar/

Извор:  0
Објавена на 17.09.2021 10:38:03