Parlamenti shqiptar e votoi qeverinë “Rama 3”

Tiranë, 17 shtator 2021 (MIA) – Parlamenti shqiptar, sot në mëngjes rreth orës shtatë e votoi qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama, që pasoi pas mbledhjes së gjatë maratonike, në atmosferë tensionuese dhe përplot me akuza nga opozita.

Për programin dhe përbërjen e qeverisë “Rama 3” votuan 77 deputetë, 53 ishin kundër dhe një ishte i përmbajtur. Kur kryeministri Edi Rama mori fjalën për t’u falënderuar, deputetët nga opozita e braktisën sallën.

Zëvendëskryeministër është Arben Ahmetaj, ministre për Evropë dhe Punë të[ jashtme Olta Xhaçka, i Drejtësisë Ulsi Manja, e Financave Delinda Ibrahimi, i Punëve të Brendshme Bledi Çuçi, i Mbrojtjes Niko Peleshi, e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e Infrastrukturës belinda balluku, e Kulturës Elva Margariti, e Arsimit Evis Kushi, e Bujqësisë Frida Krifca dhe Mirela Kumbaro e Turizmit.

Qeveria ka edhe katër ministra shtetërorë, të gjitha gra, Elisa Spiropali për marrëdhënie me parlamentin, Edona Bilalli për mbrojtje të sipërmarrësve, Bora Muzaqi për të rinj dhe fëmijë dhe Milva Ekonomik për standarde dhe shërbime.

Rama, mes tjerash, premtoi realizim të programit në të cilin pesë shtyllat kryesore në të cilat do të fokusohet qeveria në mandatin katërvjeçar janë rikuperimi i ekonomisë pas tërmetit katastrofal që e goditi vendin më 26 nëntor 2019 dhe pandemia me Kovid-19, si dhe mirëqenia për të gjithë qytetarët dhe ekonomia e zhvilluar e cila krijon mundësi për të gjithë, janë dy shtyllat kryesore të këtij programi qeveritar, thekson agjencia.

Gjithashtu shumë me rëndësi është poenta lidhur me modernizimin për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjetikës, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transportit dhe shërbimeve, familjes, si bazë në të cilën ndërtohet e ardhmja dhe shtylla e pestë është fokusi në Shqipëri të fuqishme, me shtet të fuqishëm, vëmendje për secilin shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Sipas Kushtetutës, anëtarët e kabinetit qeveritar së bashku me kryeministrin duhet të japin betimin para shefit të shtetit. ab

Извор:  0
Објавена на 17.09.2021 10:37:21