Osmani: Maqedonia e Veriut dje e pranoi donacionin prej mbi 50.000 vaksina “Fajzer” nga Bullgaria

Shkup, 17 shtator 2021 (MIA) – Maqedonia e Veriut dje e pranoi donacionin prej mbi 50.000 vaksina “Fajzer” nga Bullgaria, ka shkruar në Tuiter shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

“Vaksinat tashmë janë shpërndarë dhe janë gati për përdorim. Një gjest i rëndësishëm miqësie dhe solidariteti” , shkruar Osmani.

Kuvendi bullgar më 8 shtator e miratoi donacionin prej mbi 50.000 vaksina për Maqedoninë e Veriut. Ministri i Shëndetësisë së Bullgarisë Stojço Kacarovi atëherë paralajmëroi se donacioni duhej të kryhet në qershor, por për shkak të problemeve me procedurat atëherë kjo nuk u kryer. ar/

Извор:  0
Објавена на 17.09.2021 10:35:55