Liverpuli planifikon ta vazhdojë kontratën me Manen deri në vitin 2025

Liverpul, 13 shtator 2021 (MIA) – Liverpuli planifikon ta vazhdojë kontratën me sulmuesin Sadio Mane. Këtë në Tuiter e ka bërë të ditur gazetari Nikolo Shira.

Kontrata e re mund të vlejë deri në vitin 2025. Kontrata aktuale skadon në qershor 2023.

Mane u zhvendos në Liverpul në vitin 2016 nga Sautemptoni. Në sezonin 2020/21, 29- vjeçari nga Senegali ka luajtur 35 ndeshje në Premier ligë dhe ka shënuar 11 gola dhe tetë asiste.

Në sezonin që ka filluar Mane ka marrë pjesë në katër ndeshje të kampionatit dhe ka shënuar dy gola.

Portali “Transfermarkt” e vlerëson futbollistin në 85 milionë euro. fab/

Извор:  0
Објавена на 13.09.2021 12:16:43