Zaev: Nuk e di se deri ku është hetimi, vendimin për Filipçe do ta marr në bazë të raportit të ekspertëve

Shkup, 13 shtator 2021 (MIA) – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se në bazë të raportit të ekspertizës forenzike profesionale nga hetimi, do të marrë vendim në lidhje me dorëheqjen që te ai e paraqiti ministri Venko Filipçe.

“Kjo do të ndikojë përfundimisht në mënyrën se si e marr vendimin. Në fakt, siç kumtova në kumtesën që e publikova të shtunën, tha Zaev tha pas hapjes së MEF dhe shtoi se ende nuk ka asnjë informacion nga hetimi.

Kryeministri përsëriti se zjarri në spitalin modular është një tragjedi e madhe.

“Është vështirë për të gjithë ne, për të gjithë kombin për humbjen e madhe, ndodhi një tragjedi e tmerrshme, është më e vështira për familjet, por edhe për mua. Unë jam thjesht një person i zakonshëm, dhe e ndjej. Nuk kam informata se deri ku është hetimi. Unë e di që ekspertët forenzikë nga MPB-ja punojnë së bashku me ekipet, nga DMSH për zjarret, kanë mbërritur edhe njerëz nga Gjermania. Për mua është e rëndësishme që të ketë një rezultat të shpejtë sepse qytetarët e kërkojnë atë, por edhe Qeveria, institucionet, raporti të jetë ekspert, t’i japë të gjitha përgjigjet, tha Zaev. ls/

Извор:  0
Објавена на 13.09.2021 12:12:37