LSDM: Është hipokrizi që VMRO-DPMNE-ja të flasë për krim
Shkup, 13 shtator 2021
Nuk ka hipokrizi më të madhe nga kjo parti, lideri i së cilës është një kriminel i arratisur të flasë për krim.
VMRO-DPMNE-ja është ndërsa ndër partitë më kriminele për funksionarët dhe pronën e të cilëve udhëhiqen shumë procedura, ndërsa të gjitha veprimet politike i kanë vetëm për shpëtim të kriminelëve në radhët e tyre.
Asgjë nuk mund ta mbulojë faktin se VMRO-DPMNE-ja është mbrojtës i krimit dhe korrupsionit, ndërsa LSDM-ja është e përkushtuar në sigurimin e drejtësisë pa kompromis për të gjithë, ligji vlen për të gjithë njësoj, ndërsa secili që ka gabuar para ligjit do të përgjigjet.
Pas reformave të zbatuara, sot gjyqësori i ka të gjitha kushtet për vendimmarrje profesionale dhe të paanshme, nuk ka më vendosjen të gjyqtarëve nga tefteri dhe të urdhërojë aktvendimet përmes telefonit.
Gjyqësori është liruar nga çdo ndikim i pushtetit ekzekutiv, ndërsa organet e ndjekjes veprojnë në mënyrë jo selektive, pa dallim për cilin bëhet fjalë.
Qytetarët e dinë se VMRO-DPMNE-ja ende është në parakolpin e krimit, ndërsa LSDM-ja ndërton shtet ligjor, ku ligjet vlejnë njëjtë për të gjithë.
Qendra për Komunikime me Opinionin e LSDM-së
Извор: 0
Објавена на 13.09.2021 12:11:54