Paris: Kufizim i shpejtësisë së lëvizjes në 30 km/h
Paris, 30 gusht 2021 (MIA) – Kufizimi i shpejtësisë së automjeteve prej 30 kilometra në orë, që sot do të zbatohet thuajse në të gjithë qytetin e Parisit. Dispozita ka të bëjë me periferinë dhe disa prej bulevardeve më të rëndësishme në kryeqendrën franceze.
Masa është mbështetur nga shumica e parisienëve, por ashpër e kundërshtojnë edhe banorët e rajonit Il-de-Frans, shkruan “Le Parisien”. Edhe para vendosjes së kësaj mase, në 60 për qind të rrugëve të Parisit shpejtësia ishre kufizua rnë 30 km/h.
Banorët e Parisit duhet të mësohen me atë se që sot në shumë rrugë të metropolit vlen kufizimi i ri i shpejtësisë prej 30 km/h. Me shpejtësi prej 50 km/h, automjetet do të mund të lëvizin vetëm në një numër të caktuar bulevardesh.
Извор: 0
Објавена на 30.08.2021 11:33:46