Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë

Shkup, 30 gusht 2021 (MIA) – Uji për pije në Qytetin e Shkupit është i sigurt për t’u pirë, kanë treguar rezultatet e analizave të mostrave të marra nga 44 vende matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga data 23 deri më 27 gusht ka marrë 198 mostra për analizë fiziko-kimike dhe mikrobiologjike të ujit për pije nga 44 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Sipas rezultateve të marra nga hulumtimet, të gjitha mostrat përgjigjen në Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit për pije”, theksohet në kumtesën e sotme të NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup.

Kjo ndërmarrje publike, me qëllim të informimit më të mirë të qytetarëve të Shkupit, publikon raport javor për cilësi dhe siguri të ujit për pije, të marrë nga analizat e zbatuara në Sektorin për Kontroll Sanitar, i cili në fakt është laboratori i parë në shtet i cili e akrediton punën e vet sipas standardeve të ISO17025:2018. ar/

Извор:  0
Објавена на 30.08.2021 11:25:40