Pep Guardiola u bëri thirrje lojtarëve të vaksinohen
Mançester, 21 gusht 2021 (MIA) – Strategu kryesor i Mançester Sitit, Pep Guaridola është mes disa trajnerëve në Premier ligë i cili ka bërë thirrje që lojtarët të vaksinohen kundër Kovid-19.
Siç transmeton Bi-Bi-Si, Guardiola ka deklaruar se “nuk është personaliteti i vërtetë” që t’i bindë, por duhet të jenë të vetëdijshëm se atë e bëjnë që të mbrojnë familjen dhe shoqërinë.
“Mendoj se akti më i mirë është që t’ju shpjegohen përfitimet ose mangësitë nga vaksinimi për ta, për familjet e tyre dhe të tjerët që punojnë këtu dhe në rrugë. Pasa kësaj secili le të vendos”, ka thënë Guardiola.
Edhe trajnerët si Mikel Arteta, Nuno Espirito Santo, Stiv Brus dhe Gream Poter poashtu kanë ftuar lojtarët që të vaksinohen. fab/
Извор: 0
Објавена на 21.08.2021 18:23:58