Fon der Lajen: BE nuk i njeh talebanët, as edhe bisedon me militantë

Bruksel, 21 gusht 2021 (MIA) – Bashkimi Evropian nuk i njeh talebanët, ka deklaruar sot shefja e KE-së, Ursula fon der Lajen dhe ka shtuar se BE nuk zhvillon bisedime politike me militantë.

“Shumë mirë dëgjojmë çka thonë talebanët, por do të gjykojmë sipas veprimeve të tyre”, ka thënë Fon der Lajen pas vizitës në Qendrën e pranimit në Madrid për afganët e evakuuar të cilët kanë punuar në BE në Kabul.

Mediat britanike transmetojnë se shefja e KE-së ka thënë se do të kërkojë ndihmë më të madhe humanitare prej 57 milionë euro, aq sa KE gjatë vitit ka ndarë për Afganistanin.

Ajo ka shtuar se ndihma nga BE është e orientuar në respektimin e të drejtave të njeriut, trajtimit të mirë nga pakicat dhe respektimin e grave dhe vajzave. fab/

Извор:  0
Објавена на 21.08.2021 18:20:49