Top Çanel: Shqipëria afganëve do t’u ofrojë azil politik

Tiranë, 21 gusht 2021 (MIA) – Të gjithë afganëve që do të vijnë në Shqipëri do t’u ofrohet mundësia të dorëzojnë kërkesë për azil politik, pasi pas arritjes menjëherë do t’u jepet leje për qëndrim, transmeton Top Çanel.

“Kjo është të përmbushen rregullat ligjore që janë në fuqi në shtetin shqiptar me të cilën kërkohet aplikacion për leje për qëndrim në bazë të nenit 33 të Konventës së Gjenevës për refugjatë. Në këtë proces do të përfshihen Ministria e Punëve të Brendshme përmes Drejtorisë për kufi dhe migrim”, shton televizioni.

Top Çanel mëson se ekziston edhe një arsye pse afganëve do t’u ofrohet azil politik në vend.

“Kjo bazohet në faktin se mund të ketë edhe të atillë që nuk i përmbushin kriteret për marrjen e vizës speciale SIV pas përpunimit të aplikacionit nga ana e nëpunësve të ambasadës amerikane. Afganët që pritet të arrijnë në Shqipëri para autoriteteve amerikane për viza do të duhet të tregojnë bashkëpunimin e tyre me ushtrinë amerikane ose NATO-n në Afganistan”, ka theksuar televizioni.

Kryeministri Edi Rama këtyre ditëve për “Foglin” italian ka deklaruar madje se vendi i tij i ka hapur dyert për të paktën 3000 afganë. vt/

Извор:  0
Објавена на 21.08.2021 18:19:47