VMRO-DPMNE: Nuk ka udhëzime të qarta për hotelieritë, nuk kanë mekanizëm kontrollues se dikush nga mysafirët nuk i ka gënjyer

Shkup, 17 gusht 2021

Venko Filipçe dhe Zoran Zaev u zgjuan nga gjumi dimëror dhe u kujtuan se në kafene dhe restorane të hyjnë personat vetëm të cilët janë vaksinuar.

U kujtuan se masat nuk janë në vend, se janë diskriminues dhe fashist. Atë ua thanë edhe qytetarët duke dalur në rrugë, duke shprehur revoltë.

Edhe tani prejse hyri në fuqi ajo që ata e mendonin ka kafene dhe restorane të cilat nuk punojnë, sektori duron, qarkullim nuk ka, njerëzit nuk kanë punë.

Pasqyra nga dita e parë është, nuk ka udhëzime të qarta për hotelieritë, hotelieritë nuk mund të angazhojnë persona të rinj, tashmë të punësuarit çka do të bëjnë së pari, hotelierët nuk kanë mekanizëm kontrollues të jenë të sigurt se askush nga mysafirët nuk i ka gënjyer dhe ngjashëm.

Çmenduritë e Filipçes dhe Zaevit nuk përfundojnë, por shkaktojnë kaos. Për shembull, si i punësuar i pavaksinuar në një objekt hotelierik i cili është rrezik potencial për bartje të kovid-19 ndërsa mund t’i shërbejë mysafirët.

Tani Filipçe promovon masa të reja, gjegjësisht kërkohet PCR test për hyrje dhe dalje nga vendi, por ai nuk do të zbatohet.

Por, koha e Zaevit dhe Filipçes kaloi. Prej tyre askush asgjë nuk pret.

Извор:  0
Објавена на 17.08.2021 10:31:01