Ibrahimoviqi ballafaqohet me dënim prej 100 milionë euro

Stokholm, 15 prill 2021 (MIA) – Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimoviq, gjendet në një situatë të pakëndshme, pasi kompania në të cilën ai është një nga investuesit, posedon 10 për qind aksione në një bastore, ndërsa rregullat e FIFA-s dhe UEFA-s u ndalojnë futbollistëve të kenë dobi financiare nga bastoret, publikoi gazeta suedeze “Aftonbladet”.

Siç transmetojnë mediumet italiane, kompania “Unknown AB” me seli në Stokholm, ku futbollisti 39 vjeçar është një nga aksionarët, posedon 10 për qind të aksioneve në bastoren “Bethard.com”.

Mediumet njoftojnë se Ibrahimoviqit i kanoset dënim me para me vlerë 100 milionë euro ose suspendim maksimal në kohëzgjatje prej tre viteve. bsh/

Извор:  0
Објавена на 16.04.2021 12:40:40