Fonseka: Nuk e di nëse do ta trajnoj Romën sezonin e ardhshëm

Romë, 16 prill 2021 (MIA) – Paulo Fonseka nuk e din nëse në sezonin e ardhshëm do ta kryesojë Romën. Klubi I Romës mbrëmë luajti 1:1 me Ajaksin de me gjithsej 3:2 u plasua në gjysmë finale të Ligës Evropa.

“Mendoj se luajtëm mirë në mbrojtje. Patëm më pak problem se sa në Amsterdam. Ajaksi luajti shumë mire, posaçërisht në sulm. Asnjëherë më parë nuk jam plasuar në gjysmë finale, prandaj jam shumë krenar. Kjo është krenari për Romën, të gjithë jemi shumë të lumtur. Tentuam të veprojmë në mënyrë pragmatike. E dinim se kemi përparësi, pas ndeshjes së parë dhe dhamë gjithçka nga vetja për ta ruajtur këtë epërsi. Të arrihet në gjysmë finale nuk ndryshon asgjë. Nuk e di nëse do të jem trajner I Romës sezonin e ardhshëm. Pronarët e klubit çdoherë ishin shumë të afërt me të gjithë ne dhe ne e ndjenim praninë e tyre”, deklaroi Fonseka për “Skaj Sport Italia”.

Në gjysmëfinale të Ligës së Evropës, Roma do të luajë me Mançester Junajted më 29 prill dhe më 6 maj. ab

Извор:  0
Објавена на 16.04.2021 12:37:40