Filipçe: Gjendja edhe më tej është serioze dhe presioni mbi qendrat kovid është i madh

Shkup, 16 prill 2021 (MIA) – Në takimin e mëngjesit të rregullt me drejtorët e qendrave-kovid në Shkup e shqyrtuam gjendjen me plotësimin e kapaciteteve spitalore. Edhe pse ditëve të kaluara ka trend të lehtë të uljes së numrit të pranimeve, megjithatë gjendja edhe më tej është serioze dhe presioni mbi qendrat-kovid është i madh, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Për momentin, thekson ministri kemi mjaft shtretër të lirë që të kujdesen të gjithë pacientët të cilët kanë nevojë për trajtim spitalor.

“Presim në periudhën e ardhshme numri I të shtruarve në spitale të fillojë të ulet. Masat japin rezultate, por nevojitet që maksimalisht t’u përmbahemi atyre që ta tejkalojmë edhe këtë valë epidemiologjike”, ka shkruar Filipçe. ar/

Извор:  0
Објавена на 16.04.2021 12:35:01