Danimarka shfuqizon një pjesë të masave kufizuese
Kopenhagë, 16 prill 2021 (MIA) – Danimarka sot paralajmëroi se do t’i zbusë masat kufizuese të vendosura për shkak të pandemisë me Kovid-19 një javë para afatit të paraparë gjegjësisht nga 21 prilli.
Qeveria dhe shumica në Parlament u dakorduan që nga 21 prilli të hapen restorantet dhe kafenetë, ndërsa gjithashtu rritet numri i personave prej 10 në 50 në ambient të hapur.
Danimarka e shmangu valën e tretë të pandemisë pasi vendosi masa të rrepta kufizuese në dhjetor, me çfarë numri ditor i personave të infektuar lëvizte prej 500 deri 700 në nivel ditor, derisa në dhjetor ka pasur disa mijëra persona të infektuar. ar/
Извор: 0
Објавена на 16.04.2021 12:33:37