Bred Pit dhe Hoakin Feniks do të ndajnë “Oskarë”
Los Angjelos, 15 prill 2021 (MIA) – Akademia amerikane për arte dhe shkencë filmike e kumtoi listën e aktorëve dhe personave të njohur t cilët do të jenë nikoqirë, do të thotë ndarës në solemnitetin e 93-të të çmimeve Oskar më 25 prill, në “Dolby Theatre” në Los Angjelos.
Në mesin e tyre janë Harison Ford, Bred Pit, Halli Beri, Rene Zellveger, Hoakin Feniks, Lora Dern, por edhe regjisori Bong Jun-ho, filmi I të cilit “Paraziti” e fitoi çmimin për film më të mire vitin e kaluar, kumtuan organizuesit e ceremonies. Udhëheqës I ndarjes së çmimeve Oskar do të jetë Glen Uajs – I njohur për llojin e tillë të ngjarjeve, por me ndihmë të regjisorit Stiven Soderberg, I cili është përgjegjës për produksionin.
Akademia kumtoi se solemniteti I 93-të tradicional do të mbahet në “Dolby thetare”, por do të përfshijë edhe inkuadrime nga vende të tjera. Është dërguar letër drejt të gjithë të nominuarve me kërkesë për prani fizike në ndarje.
“Do të tentojmë të sigurojmë mbrëmje të këndshme dhe të sigurt për të gjithë që do të jenë të pranishëm fizikisht, si dhe për miliona adhurues të filmit në mbarë botën … Testet për koronavirus do të bëhen në vend të ngjarjes”, thuhet në kumtesë.
Këtë vit, “Mank” I Dejvid Finçer me Geri Olldman në rolin kryesor ndoshta është favorite kryesor për çmimin Oskar, me gjithsej 10 nominime.
Извор: 0
Објавена на 15.04.2021 13:23:18