Zidan: Mundemi të jemi krenarë për futbollistët tanë

Liverpul, 15 prill 2021 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Zinedin Zidan, pas barazimit me Liverpulin në çerekfinalen për revansh nga Liga e Kampionëve (0:0) deklaroi se të gjithë në klub mund të jenë krenarë për futbollistët.

“E dinim se do të duhet të durojmë sot. Në fund e morëm atë që e deshëm. Mendoj se është mirë u përshtatëm me situatën. I rezistuam uraganit në Liverpul dhe mund të jemi krenarë në punën tonë. E dinim se kundërshtari do të fillojë shumë shpejt të sulmojë. Në 15 minuat e para, ai ishte në të vërtetë shumë i mirë. Por, kjo është normale. Në çerekfinale në Ligën e Kampionëve, ndonjëherë duhet të vendoseni edhe në mbrojtje”, deklaroi Zidani.

Në gjysmëfinale, Real Madridi do të përballet me Çelzin më 27 prill dhe më 4 maj. ar/

Извор:  0
Објавена на 15.04.2021 13:18:18