Shpan kërkon vendosje të masave më kufizuese në Gjermani

Berlin, 15 prill 2021 (MIA) – Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Shpann u ka bërë thirrje 16 shteteve gjermane që të futin shpejt masa më të ashpra kufizuese në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e Kovid-19, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Ai shtoi se nuk duhet pritur miratimi i një ligji kombëtar për masat.

“Që nga vjeshta e kaluar, ne e dimë se çfarë ndodh kur nuk reagojmë shpejt,” deklaroi Shpan, duke shtuar se mjekët presin që deri në fund të muajit në njësitë e kujdesit intensiv të kenë 6.000 pacientë. ls/

Извор:  0
Објавена на 15.04.2021 13:16:39