Mural me imazhin e Rita Orës në qytetin e Ferizajit
Ferizaj, 15 prill 2021 (MIA) – Në qytetin e Ferizajit është bërë një mural me imazhin e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila është paraqitur me veshje tradicionale shqiptare.
Ky imazh i Ritës, është marrë nga paraqitja e saj në në videoklipin e saj të fundit të këngës “Bang”.
Këngëtarja sapo ka kuptuar për muralin me imazhin e saj ka reaguar në Instastory.
“Wow më keni emocionuar jashtëzakonisht shumë me këtë”, ka shkruar ajo.
Kënga e fundit “Bang” e Rita Orës u publikua më 12 shkurt të këtij viti, në këtë klip këngëtarja u paraqit me veshje tradicionale të disejnuara nga stilisti Valdrin Sahiti. shk/
Извор: 0
Објавена на 15.04.2021 13:14:49