Në repartet infektive ka 1687 pacientë me Kovid-19, në Shkup për 24 orë 68 të hospitalizuar

Shkup, 15 prill 2021 (MIA) – Gjithsej 1687 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në Shkup dhe në spitalet në qytete të tjera. Ka rreth 340 shtretër spitalorë të zbrazët në kovid qendrat, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e fundit, 76 pacientë të rinj u shtruan në spital në kovid qendrat në Shkup për shkak të ndërlikimeve të koronavirusit. Gjithsej 688 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në pavijonet e sëmundjeve infektive në kryeqytet. Shumë pacientë janë në mbështetje të oksigjenit.

Në 24 orët e fundit, gjithsej 999 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus janë paraqitur të trajtohen në qendrat spitalore në qytete të tjera.

Në 24 orët e fundit në Shkup në Klinikat interne dhe kirurgjike ka pasur 29 pranime.

Në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 23 pacientë të pranuar dhe shtatu u pranuan në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Tre pacientë të rinj u pranuan në Kozle dhe dy pacientë u pranuan në Klinikën Pediatrike. Pesë pacientë u pranuan në Institutin e Mjekësisë Fizikale.

Në 24 orët e fundi në shtëpi janë lëshuar 68 pacientë të shëruar.

Aktualisht në kovid qendrat në Klinikat interne dhe kirurgjike mjekohen 315 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 136 të infektuar, ndërsa 150 pacientë janë të shtruar në Klinikën për Sëmundje Infektive, ndërsa ka 33 pacientë në Institutin për Sëmundjet e Mushkërive në Fëmijët Kozle. Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve ka 9 fëmijë pozitivë për Kovid-19, ndërsa në GAK ka tre pacientë pozitivë. Në Institutin për mjekësi fizikale de rehabiliotim ka 48 pacientë.

Numri i pranimeve në ditët e fundit është i qëndrueshëm dhe në mëngjesin e sotëm deri në ora 8 kishte 88 vende të lira dhe pritet që gjatë ditës pas ekzaminimeve të pacientëve të rikuperuar, të lirohe edhe vende shtesë. Të gjitha repartet infektive kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientët që kanë nevojë për mbështetje të oksigjenit.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 138 pacientë pozitivë dhe të dyshuar për Kovid-19, 91 pacientë janë të shtruar në spitalin e Shtipit. Në repartin infektiv në Tetovë ka 41 pacientë, 94 pacientë po trajtohen në Veles, dhe 92 pacientë në Kumanovë janë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj Kovid-19. 105 pacientë u shtruan në spital në qendër në Ohër, 123 në Prilep, 46 në qendër në Gostivar dhe 25 pacientë në Strugë. 98 pacientë u shtruan në spital në Strumicë, 28 në Koçani, 31 në Kërçovë, 61 në Kavadar dhe 26 në Gjevgjeli, pozitivë dhe të dyshuar për koronavirus.

Gjatë ditës, bëhen edhe lëshime të pacientëve të shëruar, me çka lirohen shtretër shtesë. Përndryshe, të gjitha pavijonet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria ka një pasqyrë të situatës me objektet dhe nëse është e nevojshme, departamentet do të zgjerohen më tej, thuhet në kumtesë. ls/

Извор:  0
Објавена на 15.04.2021 13:13:16