Nejmari e konfirmoi se do ta vazhdojë kontratën me PSZH-në

Paris, 14 prill 2021 (MIA) – Sulmuesi i PSZH-së, Nejmar paralajmëroi se do ta vazhdojë kontratën me klubin parisien.

“Situata me kontratën tashmë nuk është problem. Ndjehem këndshëm në PSZH, njëjtë sikurse në shtëpi. Këtu jam më i lumtur se kurdoherë”, e citon “ESPN” Nejmarin.

Braziliani njëzet e nëntëvjeçar luan për Pari Sen-Zhermenin nga vera e vitit 2017. Në sezonin 2020/21, ai i zhvilloi 22 ndeshje për ekipin, i shënoi 13 gola dhe tetë asistime.

Kontrata aktuale e futbollistit me klubin francez vlen deri në fund të qershorit 2022.

Извор:  0
Објавена на 14.04.2021 11:40:32