Real Madridi u dakordua për marrëveshje me Alaban
Madrid, 19 janar 2021 (MIA) – Lojtari mbrojtës i Bajern Munihut, David Alaba, karrierën do ta vazhdojë në Spanjë.
Sipas gazetës “Marka”, austriaku 28-vjeçar tashmë i është nënshtruar kontrollit mjekësor. Marrëveshja me lojtarin do të zgjasë katër vite, ndërsa rroga vjetore do të jetë rreth 11 milionë euro.
Alaba do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë kur i përfundon marrëveshja me Bajern Munihun. Lojtari mbrojtës luajti 22 ndeshje kë[ë sezon, shënoi 1 gol dhe 1 asistim. ab/
Извор: 0
Објавена на 20.01.2021 11:43:10