Ka jetuar tre muaj në aeroport për shkak të frikës nga pandemia e Kovid-19

Çikago, 18 janar 2021 (MIA) – Një amerikan nga Kalifornia ka jetuar tre muaj në Aeroportin ndërkombëtar “O’Hara” në Çikago, pasiqë kishte frikë të ngjitet në aeroplan për shkak të pandemisë Kovid-19.

Aditja Sing (36) është gjetur para dy ditëve. Kundër tij dje është ngritur akuzë për qëndrim joligjor në zonë të ndaluar të aeroportit dhe për vjedhje kundërvajtëse.

Kur është vërejtur nga kompetentët, ai u ka thënë se jeton në Los Anxhelos (në bregun tjetër të SHBA-së), por ka qenë shumë i frikësuar që të kthehet në shtëpi. Ai është hotelier i diplomuar dhe është i papunë. sa/

Извор:  0
Објавена на 18.01.2021 11:05:08