Navallni nga aeroporti u dërgua në stacion policor
Moskë, 18 janar 2021 (MIA) – Lideri rus i opozitës Aleksej Navallni, i cili u arrestua dje gjatë arritjes në aeroportin Sheremetjevo të Moskës, është dërguar nga zona tranzit e aeroportit deri në stacionin e afërt policor, publikoi bashkëpunëtori i tij, Ivan Zhdanov në Tuiter.
Navallni u arrestua dje në Sheremetjevo pas kontrollit të pasaportës pas kthimit të tij të parë në Rusi nga Gjermania pasi u helmua verën e kaluar.
Sipas dëshmitarëve okularë, Navallni u arrestua kur policisë ia tregoi pasaportën gjatë kontrollit para hyrjes zyrtare në Rusi, ndërsa gruaja e tij Julia, zëdhënësi dhe avokati i tij u lejuan të hynin në Rusi.
Navallni është paraburgosur për shkak të shumë shkeljeve të dënimit me kusht dhe do të jetë në paraburgim derisa gjykata nuk miraton vendim për çështjen e tij, kumtuan zyrtarët rusë. ls/shk/
Извор: 0
Објавена на 18.01.2021 11:01:36