Vendet më të varfra nuk do të mund ta marrin vaksinën deri në vitin 2024

Gjenevë, 16 dhjetor 2020 (MIA) – Programi Kovaks i Organizatës Botërore të Shëndetësisë është skema kryesore globale për vaksinimin e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në të gjithë botën kundër koronavirusit dhe synon të japë të paktën dy miliardë doza vaksinash deri në fund të vitit 2021, duke mbuluar 20 për qind të vendeve më të prekshme, kryesisht në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.

Mediat britanike theksojnë se mbështetësit e planit pretendojnë se programi përballet me mungesë fondesh, rrezik furnizimi dhe kontrata komplekse, të cilat mund ta parandalojnë arritjen e qëllimeve të tyre.

Në raportin në internet të bordit të drejtorëve të kompanisë Gavi, e cila së bashku me OBSH-në e udhëheq programin Kovaks, theksohet se mossuksesi i tillë mundet njerëzit në vendet e varfra t’i lërë pa qasje në vaksina kundër Kovid-19 deri në vitin 2024.

Në raportin theksohet gjithashtu se “rreziku nga mossuksesi është i madh pasi që skema është e vendosur shumë shpejtë dhe në territorin të pa hulumtuar”. ls/shk/

Извор:  0
Објавена на 16.12.2020 18:47:20