Kompania franceze Valneva fillon me analizat klinike të vaksinës së tyre kundër Kovid-19
Londër, 16 dhjetor 2020 (MIA) – Kompania farmaceutike franceze Valneva do t’i fillojë analizat e para klinike të kandidatit të saj për vaksinën kundër Kovid-19 në katër lokacione në Angli.
Në analizat e fazës së parë dhe të dytë, marrin pjesë 150 vullnetarë nga Bristoli, Birmingami, Suthemptoni dhe Njukasëlli, që duhet të dëshmojë nëse vaksina është e sigurt dhe nëse prodhon përgjigje imunologjike.
Nëse janë të suksesshme, janë paraparë testime të reja për prillin e vitit 2021, me më shumë se 4.000 vullnetarë në Britaninë e Madhe të cilët do t’i pranojnë dy doza, ndërsa vaksina eventuale mund të jetë në dispozicion deri në fund të vitit të ardhshëm. shk/
Извор: 0
Објавена на 16.12.2020 18:45:31