Gjobitet një çift me 400 euro, sepse janë puthur në rrugë pa maska
Milano, 18 tetor 2020 (MIA) – Një çift në Milano është gjobitur me 400 euro për puthje në rrugë, pasi më parë kishin hequr maskat e tyre mbrojtëse, duke shkelur kështu masat kufizuese të vendosura në Itali për shkak të pandemisë Kovid-19.
Pasi u puthën në rrugë, ata vazhduan për në një restorant, pas së cilës ata u rrethuan papritmas nga policia. Burri, i cili është shtetas italian dhe gruaja, e cila është shtetase polake, janë të fejuar për dy vjet e gjysmë. Ata janë përpjekur ta dëshmonin këtë në polici, por janë detyruar ta paguanin gjobën, sepse kishin adresa të ndryshme banimi në dokumente.
Duke e përcaktuar identitetet e tyre, policia i ka gjobitur me 400 euro për mosrespektimin e masave të detyrueshme për mbajtjen e maskave dhe mbajtjen e distance prej një metri.
Ata i treguan policisë fotot, videot dhe korrespodenca, që e konfirmonin se ishin në një lidhje dashurie afatgjatë, duke shpjeguar se ata ishin aktualisht vetëm në rrugë, por kjo nuk i ndihmoi ata të shpëtonin nga dënimi, pasi me ligj ata duhet të jenë me adresë të njëjtë banimi. mb/
Извор: 0
Објавена на 19.10.2020 07:48:16