Mot stabil dhe mëngjese më të ftohta, paralajmëron DPHM

Shkup, 19 tetor 2020 (MIA) – Mot stabil me temperatura më të ulta të mëngjesit paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike për periudhën e ardhshme.

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri 9, ndërsa ajo maksimale prej 14 deri 21 gradë Celsius.

Në Shkup moti kryesisht do të jetë me diell me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të ulet deri 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 18 gradë Celsius.

Gjatë javës së ardhshme moti do të jetë stabil me mëngjese të ftohta dhe temperatura të ulta minimale, ndrësa ato ditore do të jetë në rritje graduale. bsh/

Извор:  0
Објавена на 19.10.2020 07:45:06