Tre artistë shqiptarë të nominuar në eventin më të madh të ndarjes së çmimeve në Spanjë, Los40 Music Awards 2020
Është publikuar lista me të nominuarit për eventin më të madh të ndarjes së çmimeve të muzikës në Spanjë, Los40 Music Awards 2020.
Çmimet janë të ndara në tre kategori: Spanjolle, Ndërkombëtare dhe Latine.
Në ndarjen e çmimeve të sivjetme do të përfshihen gjithashtu Çmimi i Artë i Muzikës që do t’i dorëzohet të ndjerit, Pau Doné s pas vdekjes së tij më 9 qershor.
Së shpejti do të bëhet e ditur edhe data e ceremonisë së ndarjes së çmimeve si dhe performancat e gala mbrëmjes së këtij viti.
Si gjithmonë, edhe këtë vit nuk po mungojnë këngëtarët me origjinë shqiptare, të cilët kanë famë ndërkombëtare – e që janë nominuar në disa nga kategoritë e eventit.
Dua Lipa e cila dy vite më parë ishte prezente në Los40 Music Awards dhe rrëmbeu tri çmime, sivjet është e nominuar në katër kategori.
Artistja me prejardhje nga Shqipëria Ava Max është gjithashtu e nominuar në tri kategori, ndërsa hyrje e re për herë të parë sivjet është DJ me prejardhje nga Ferizaj, Regard.
DJ Regard ka arritur që të nominohet për çmimin “Artisti ose producenti më i mirë i zhanrit dance”, me çka ka shënuar edhe për herë të parë nominimin për një çmim internacional.
Kujtojmë që vitin e kaluar ishin këngëtaret Rita Ora dhe Ava Max, ato të cilat fituan nga një çmim në Los40 Music Awards 2019.
Ndërkohë, kjo është lista e plotë e nominimeve për edicionin e sivjetmë:
Kategoria Kombëtare (Spanjolle)
ARTISTI/GRUPI I VITIT
– David Otero
– David Bisbal
– Pablo Alborán
– Dani Martín
– Aitana
ARTISTI I RI MË I MIRË:
– Maikel Delacalle
– Nil Moliner
– Natalia Lacunza
– Lérica
– Miki Núñez
ALBUM MË I MIRË
– Beret: Prisma
– David Bisbal: En tus planes
– Dvicio: Impulso
– Amaral: Salto al color
– Estopa: Fuego
KËNGA E VITIT:
– David Otero & Taburete: Una foto en blanco & negro
– Pablo Alborán & Ava Max: Tabú
– David Bisbal & Aitana: Si tú la quieres
– Nil Moliner & Dani Fernández: Soldadito de hierro
– Aitana & Cali & el Dandee: +
KLIPI I VITIT
– Pablo Alborán dhe Ava Max: Taboo
– Dani Martín: La mentira
– Lola Índigo, Raw Alejandro & Lalo Ebratt: 4 besos
– Pablo López: Mariposa
– Aitana & Reik: Enemigos
Kategoria Ndërkombëtare
ARTISTI/GRUPI I VITIT
– The Weeknd
– Dua Lipa
– Lady Gaga
– Harry Styles
– Black Eyed Peas
ARTISTI I RI MË I MIRË
– Lewis Capaldi
– Tones and I
– Nea
– Doja Cat
– Aya Nakamura
ALBUM I VITIT
– Harry Styles: Fine line
– Dua Lipa: Future Nostalgia
– The Weeknd: After hours
– Lady Gaga: Chromatica
– Lewis Capaldi: Divinely uninspired to a hellish extentë
KËNGA E VITIT
– Tones and I: Dance monkey
– Black Eyed Peas y J Balvin: Ritmo
– The Weeknd: Blinding lights
– Lewis Capaldi: Before you go
– Dua Lipa: Don’t start nowi
KLIPI I VITIT
– The Weeknd: Lighting Blinding
– Lady Gaga and Ariana Grande: Rain on me
– Tones and I: Dance monkey
– Ava Max: Kings and queens
– Dua Lipa: Physical
ARTISTI/PRODUCENTI MË I MIRË I ZHANRIT DANCE
– Topic
– Joel Corry
– Regard
– Nea
– Surf Mesa
Kategoria Latine
ARTISTI/GRUPI I VITIT
– Anitta
– Morat
– Maluma
– Danna Paola
– Camilo
ARTISTI I RI MË I MIRË
– Rauw Alejandro
– Omar Montes
– Nicki Nicole
– Jay Wheeler
– Bad Gyal
ARTISTI/GRUPI MË I MIRË URBAN
– Bad Bunny
– Karol G
– Maluma
– Ozuna
– C. Tangana
KËNGA E VITIT
– Karol G & Nicki Minaj: Tusa
– Camilo: Favorito
– Maluma: Hawai
– Rauw Alejandro & Camilo: Tatto (remix)
– J Balvin: Rojo
KLIPI VITIT
– J Balvin: Rojo
– Karol G & Nicki Minaj: Tusa
– Maluma: Hawai
– Bad Bunny: I dog only
– Rosalía and Travis Scott
– TKN
Извор: 0
Објавена на 16.10.2020 09:27:51