Studim: Vaksina kineze kundër Kovid-19 me rezultate premtuese
Pekin, 16 tetor 2020 (MIA) – Njëra ndër vaksinat për koronavirusin e ri që zhvillohet në Kinë u tregua si e sigurt dhe ka shkaktuar përgjigje imunologjike gjatë fazës së parë dhe të dytë në hulumtimet klinike mbi njerëz, thuhet në raportin e publikuar në revistn prestigjioze “Lanset”.
Vaksinën potenciale të quajtur BBIBP-CorV e zhvillon Instituti për prodhime Biologjike në Pekin, degë e kompanisë së madhe farmaceutike kineze CNBG. Bëhet fjalë për vaksinë e cila tashmë është miratuar për programe për vaksinë urgjente me të cilat autoritetet kineze duan t’i mbrojnë grupet në të rrezikuara të njerëzve, siç janë punonjësit shëndetësorë.
BBIBP-CorV është një nga të paktat dhjetë projekte për zhvillim të vaksinës për koronavirus mbarë botën të cilat kanë hyrë në fazën e tretë të hulumtimeve klinike, prej të cilave katër i zhvillojnë shkencëtarët kinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Sipas studimit të publikuar në “Lanset”, vaksina kineze nuk ka shkaktuar kurrfarë efekte të padëshirueshme serioze gjatë fazës së parë dhe të dytë të studimit të zbatuar midis 29 prill dhe 30 korrik, ku kanë marrë pjesë mbi 600 persona të rritur të shëndetshëm. Në të njëjtën kohë, vaksina ka shkaktuar reagim përkatës imunologjik te personat të cilët kanë marrë pjesë në vaksinim. ar/
Извор: 0
Објавена на 16.10.2020 09:23:27